Protestat nuk ndalen, banorët e Këlcyrës i venë kyçin Bashkisë!

Qindra banorë të Këlcyrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë qëndruar përpara bashkisë duke i vendosur kyçin derës e mos lejuar asnjë nga administrata që të hyjë edhe pse këta të fundit as që kanë denjuar të shkojne në punë.
Neser rreth ores 11:00 ata do te zhvillojnë edhe protestën madhështore ku do të ketë edhe perfaqësues të forcave politike duke bllokuar edhe rrugën.
Ndërkohë para dy ditësh banorët u mlodhën dhe shkuan në zyrën e kreut të Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni. Gjatë debatit pati edhe përplasje verbale mes banorëve dhe kryebashkiakut, ku i kërkuan të nxirte projektin që ka firmosur.
Rreth 30 banesa dhe objekte biznesi rrezikojnë të shemben në Këlcyrë, në kuadër të një projekti për ridimensionimin e pedonales së qytezës. Kjo ka ngritur në protestë prej 5 ditësh banorët të cilët preken nga ky projekt, i cili sipas tyre as nuk është bër publik nga kryebashkiaku Klement Ndoni.
Edhe sot ata kanë kërkuar të njihen me projektin, ndërsa bëjnë thirrje për anulimin e çdo aktiviteti në dëm të interesave të tyre dhe nuk janë dakort aspak me dëmshperblimin.

Artikulli paraprakKur bëhesh Gazi i botës me Ramën ngjitur…
Artikulli tjetërHale i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës: Ndalni provokimet!