Protesta për Teatrin/ Budina: Nëse qeveria nuk tërhiqet, do gjejmë zgjidhje dhe më të fortë

Artistët kanë vazhduar edhe sot me protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pasi qeveria këmbëngul për shembjen e tij.
Ata jaën mbledhur sërish tek godian e TK-së dhe kanë bërë thirrje që qeveria të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit.
Ndër ata që folën ishte dhe regjizori Robert Budina i cili theksi se nëse qevera nuk i dëgjon artistët ata do gjejnë zgjidhje më të forta për të arritur qëllimin e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
“Ne do të dalim në protesta deri sa qeveria të tërhiqet”, tha ai.
Ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera artistët përveç fjalimeve kanë performaur dhe me këngë dhe poezi.
Ndërkohë që kësaj proteste i janë bashkuar shumë qytetarë shqiptarë me profesione të ndryshme, të cilët kanë dalë në mbështetje të artistëve.
Pjesë e kësaj proteste janë bërë edhe deputetët e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari.

SESILIA

Artikulli paraprakRezistenca për Teatrin/ Regjisorja thirrje qytetarëve: T’i urinojmë në fytyrë diktatorit Rama
Artikulli tjetërRama vihet me shpatulla pas murit në Lurë: “I ke të gjitha reklama, nuk ke mbajtur asnjë premtim”