Protesta për Teatrin, aktori shpërthen ndaj Ramës e Veliajt: “Zoti juaj është leku”!

Artistët janë mbledhur sërish ditën e sotme para Teatrit Kombëtar duke protestuar, për mos lejimin e prishjes së këtij institucioni dhe ndërtimin e kullave në tokë publike. Artistët sot protestojnë edhe kundër ligjit që kaloi me procedurë të përshpejtuar në parlament.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe me dhjetëra qytetarë shqiptarë, të cilët janë kundër vendimit të qeverisë për faljen e tokës publike.
Ndërkohë që Kuvendi vetëm me votat e maxhorancës ka miratuar projekt-vendimin që i hap rrugë shembjes së Tetrit Kombëtar, artistët dhe aktorët kanë dalë sërish në protestë për të shprehur qëndrimin e tyre kundër dhe duke bërë thirrje që të ruhet godina.
Ndër artistët që ka folur ka qenë edhe aktori Gentian Zenelaj i cili gjatë fjalës së tij ka shpërthyer duke thënë se në vednin ku ka vendosur të rrisë fëmijët e tij po “zbythen të gjitha vlerat”.
“Jeni dëshmitarë që e kemi parë vetën në filma dhe dokumentar atë që ka ndodhur në këtë shtet ku kam vendosut të rris fëmijët e mi.
Kam parë se si është përdhosur e drejta, ligji, burrëria, si janë zbythur të gjitha vlerat. Kam parë se si tradhëtia ndodh natën dhe ditën shitet si kompromis, s’po e teproj aspak me ata tipat por uroj që të vijë dita të bëjnë gjumin e qetë. Kjo tokë sot u vodh. Më kënë akuzuar se jamë partiak, por jam partiak se kur të vijë dita e votimit të gjithë votojnë një parti, por ju keni vetëm një parti, partia juaj është leku, zoti juaj është leku”, tha ai.

Artikulli paraprakNë ballë të aktorëve çuni i Luftar Pajës, Veliaj i çon te stadiumi me kullë: Model identik dhe te Teatri
Artikulli tjetërBasha paralajmëron Ramën: Tërhiq urgjent ligjin për shembjen e Teatrit, rendi Kushtetues në pikëpyetje