Protesta/ Naftëtarët paralajmërojnë qeverinë: Të ndalet çmontimi i uzinës ose futemi në grevë urie

Naftëtarët e Ballshit protestuan sërish këtë të Premte para uzinës së Ballshit. Ata kërkuan pagat e prapambetura dhe ndalimin e çmontimit që sipas tyre, po i bëhet rafinerisë, në të kundërt, paralajmëruan se do të futen sërish në grevë urie.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj duke folur për mediat, tha se siç iu kërkua, ata ndoqën rrugën ligjore kanë në duar urdhrin që kërkon ndalimin e çmontimit.

“Meqenëse para pak ditësh na është kërkuar që të ndjekim rrugën ligjore, kemi kërkuar që shkresat të dalin nëpërmjet organeve ligjore. Dje avokati dhe përmbaruesi kanë nisur një shkresë dhe ne e kemi dërguar e kemi protokolluar sot. Shkresa mban datën 1 dhjetor, urdhër për vendosjen e sekuestros. 505 paditës të përfaqësuar nga Taf Koleci, mbi shoqërinë ARMO, jo mbi privatin që kanë blerë rafinerinë. Të ndalohet çmontimi i rafinerisë. Sot duhet të ishin personat që kanë vënë sekuestron këtu. Duhet të ndalen punimet këtu, derisa ne të marrim lekët. Pasi të marrim lekët, të bëjnë ç’të duan”, tha ai.

Artikulli paraprakVodhën votat, 72 numërues kallëzohen në prokurori
Artikulli tjetër“Marka”: Askush si Cristiano Ronaldo!