“Marka”: Askush si Cristiano Ronaldo!

801 gola në karrierë si futbollist profesionist, Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkruajë historinë edhe pse tashmë 36-vjeçar.

Derisa shumë futbollistë i varin atletet edhe më herë se në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta dhe të shkruajë historinë.

Dy golat e mbrëmshëm kundër Arsenalit ishin i 800-ti dhe 801-ti në karrierën e tij si profesionist, duke lënë shumë prapa legjenda të futbollist.

Ronaldo ka lënë pas legjenda si Pele dhe Romario.

Dy brazilianët legjendarë Pele e Romario që thuhet se kanë shënuar mbi 1000 gola, zyrtarisht kanë 780 gola Romario dhe 767 Pele, rrjeta këto në ndeshje zyrtare të njohura nga FIFA.

Derisa Messi, që pak ditë më parë e fitoi Topin e shtatë të Artë, ka 756, pra një gol larg Peles dhe shumë larg CR7.

1 4

Artikulli paraprakProtesta/ Naftëtarët paralajmërojnë qeverinë: Të ndalet çmontimi i uzinës ose futemi në grevë urie
Artikulli tjetërVideo/ Ina Zhupa citon Bashën: Kuvend që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur!