Protesta e mjekëve në Lezhë/ Ju premtua 1000 euro ju dhanë vetëm 5 mijë lekë, reagon ish-deputetja Lindita Metaliaj

Mjekët dhe infermierët në spitalin rajonal të Lezhës protestuan mëngjesin e sotëm në sheshin para urgjencës së spitalit.

Mjekët e infermierët ishin të revoltuar me kryeministrin Rama pasi ai u premtoi 1 mijë euro shtesë page si shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme në këto ditë pandemie, por në të vërtetë u dhane vetëm nga 5 mijë lekë të reja.

Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka denoncuar këtë skandal duke u shprehur se është absurde, fyese dhe mosmirënjohje totale për punen, sakrificën dhe lodhjen e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në këto ditë të vështira.

Metaliaj shkruan më tej se, po luhet me sakrificën e pashembullt të mjekëve dhe infermierëve tanë.

Reagimi i plotë y iosh-deputetes Lindita Metaliaj

Nje tjeter skandal i qeverise se korrupsionit!

Infermieret dhe mjeket ne spitalin rajonal te Lezhes sot ne mengjes protestuan ne sheshin para urgjences se spitalit.

Atyre u ishin premtuar 1000 euro shtese page ,por ne te vertete u dhane vetem nga 5000 leke te reja.

Ne shenje proteste per talljen qe ju behet heronjve tane te bluzave te bardha ata refuzojne te marrin kete shperblim qesharak dhe kerkojne tua kalojne familjeve ne nevoje dhe ne pamundesi ekonomike.

Ne do te vijojme punen pavarsisht rrezikut-shprehen ata.

Eshte absurde ,fyese dhe mosmirenjohje totale per punen, sakrificen dhe lodhjen e jashtezakonshme te stafit mjekesor ne keto dite te veshtira,u jepet lemoshe vetem 5000 leke nderkohe qe u premtohen 1000 euro!

Vetem 5 000 leke vlen jeta dhe shendeti i mjekeve dhe infermiereve tane ne beteje me virusin vrastar?!

Ata nenshkruan nje peticion ku kerkuan qe kjo shume te shkoje per familjet ne nevoje.

Kjo eshte fytyra e hajduterise se ministres se shendetesise dhe mashtruesit te surrelit!

Nuk luhet me sakrificen e pashembullt te mjekeve dhe infermiereve tane!

Turp per ty Edvin propaganda!

Puna e bluzave te bardha nuk ka çmim!

1 8

3 5

Artikulli paraprakQeveria hesht për shpalljen sekret të 4 tenderave, Rama duhet t’u thotë shqiptarëve çfarë po fsheh
Artikulli tjetërDenoncohet skandali: Rama dhe ministrat e tij kanë bërë testin e Covid-19, 40 mijë tamponë rezervë për qeverinë