Denoncohet skandali: Rama dhe ministrat e tij kanë bërë testin e Covid-19, 40 mijë tamponë rezervë për qeverinë

Një qytetar i dërgoi mbrëmë një mesazh të forte gazetarit Artur Zheji në emisionin “360gradë” në TV Ora.

Sipas mesazhit, në një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë për qeverinë dhe deputetët e PS, të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht.

Mesazh-shkruesi vazhdon më tej ku pohon se nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, pasi merret vesh numri i të infektuarve në vend.

Zheji: Kam një informacion. Më thotë një zotëri që te një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë. Të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht, por nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, sepse mësohet numri real i personave që janë të infektuar. Madje, tenderi i tamponave, qeveria i ka shpallur sekret shtetëror.

Artikulli paraprakProtesta e mjekëve në Lezhë/ Ju premtua 1000 euro ju dhanë vetëm 5 mijë lekë, reagon ish-deputetja Lindita Metaliaj
Artikulli tjetërTjetër skandal! Kompania e antenave televizive “fiton” tenderin te Shëndetësia