Prokuroria do rinis hetimet për Bankers

Numërohet sot dita e 18-të e grevës së urisë për 9 banorë të Zharrzës. Grevistët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e shkatërruara nga operacionet e naftës. Të shumta janë edhe dëmet që po i bëhen mjedisit nga ndotjet e naftës, duke filluar që nga uji, që sipas banorëve është i pakonsumueshëm për shkak të mbetjeve të naftës. Grevë e cila po kalohet në heshtje të plotë dhe pas asnjë reagim zyrtar. Gjendja e grevistëve është e rëndë dhe u rrezikohet jeta. Banorët e Zharrëzës ishin grumbulluar para ndërtesës së Prokurorisë, pasi kanë mësuar lajmin e ardhjes së Llallës. Ata protestuan duke i kërkuar Prokurorisë të hetojë kompaninë Bankes Petroleum dhe të çojë përpara përgjegjësisë autorët e shkatërrimit të banesave të tyre nga lëkundjet e shpeshta. Gjendja e grevistëve është e rëndë dhe ende nuk kanë marrë asnjë sinjal pozitiv lidhur me problemin e tyre.

Artikulli paraprakNishani-Veseli: Në krah të Kosovës në rrugëtimin evropian
Artikulli tjetërKomisioni i Vettingut, 11 kandidatë të Avokatit të Popullit me probleme