Projektligji për strehimin social, taksë e re për ndërtuesit

Janë një sërë risish që vijnë në projektligjin e strehimit social, për të cilin kanë vijuar konsultimet me grupet e interesit. Ministrja Gjermeni në fjalën e saj bëri një prezantim të risive që sjell ky projektligj. Përfaqësuesi i PNUD, Brian Ëilliams u shpreh se çështja e strehimit kërkon një koordinim më të mirë me njësitë vendore, pasi janë ato që çojnë para shumicën e çështjeve që lidhet me strehimin. Gjithsesi sfidë mbetet gjetja e burimeve dhe shfrytëzimi i tyre sa më efikas. “Ligji i ngarkon bashkive detyrimin dhe autoritetin që të parashikojnë fonde për strehimin. Pra, ligji për reformën territoriale dhe drafti për strehimin, i fuqizon ato, që të jenë më fleksibël dhe të sigurojnë, që qytetarët të kenë më shumë akses në shërbime. Ka edhe një pikëpyetje për burimet! Kjo lidhet me nevojën për fonde në nivel vendor dhe është një çështje që shkon përtej strehimit social, pasi nën reformën territoriale është e rëndësishme që të gjenden mënyra që bashkitë të kenë burimet e nevojshme për të përçuar gjithë shërbimet që ju janë deleguar si përgjegjësi. Sigurisht, që bashkitë duhet të shohin burimet sipas nevojave dhe të bëjnë më të mirën për të siguruar që të ketë barazi dhe askush nuk është duke u diskriminuar”, deklaroi përfaqësuesi i PNUD, Brian Ëilliams. Drejtoresha për Politikat e Strehimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban, Aida Seseri, në fjalën e saj dha detaje mbi mënyrën sesi do të krijohet fond i banesave sociale, ku mes të tjerave është propozuar një taksë e re e ndërtimit në infrastrukturë për kompanitë e ndërtimit si dhe futja në portofol e banesave që sekuestrohen nën aktivitetet e paligjshme.

Artikulli paraprakHyn në fuqi shfuqizimi i pagave të referencës
Artikulli tjetërHetimi për siguracionet e automjeteve