Presidenti uron 5 Janarin e të parës gazetë opozitare: Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!

Kreu i shtetit ka kujtuar sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale daljen e numrit të parë të gazetës “RD”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar 28 vjetorin e gazetës së parë opozitare shqiptare ‘Rilindja Demokratike’.
Përmes një mesazhi në Facebook, Meta ka uruar stafin e gazetës ‘rilindja Demokratike’ si dhe themeluesit dhe bashkëpunëtorët e saj ndër vite.
Ja urimi i Metës:
Me rastin e 28-vjetorit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”, i uroj stafit, të gjithë gazetarëve dhe drejtuesve të saj në vite, shumë suksese të mëtejshme. Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!

Artikulli paraprakSot dita e fjalës së lirë!
Artikulli tjetërMesazhi i gazetarit: Falë “RD”, Bashës dhe Berishës sot unë jam gjallë