Reagimi i fortë i Metës: Garantët e veprimeve mafioze të Dvoranit e morën përgjigjen nga Palmer

Një tjetër reagim ashpër Presidentit ndaj ndërhyrjeve të diplomatëve në krizën e Kushtetueses. Kësaj rradhe Presidenti ka qenë onkret në adresimin e mesazhit të tij ndaj diplomateve duke i etiketuar me pozicionin gjeografik të vendndodhjes së tyre.

Në lidhje me deklaratën e ambasadës së SHBA, ka reahuar menjëherë Presidenca. Zëdhënësi, i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi tha se ‘tymi i Venecias’ është turpi më i fundit i një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë.“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit, shkruan ai

Postimi i plotë:
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!

Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”

Artikulli paraprakBale, blerja e parë e Mourinhos tek Tottenham
Artikulli tjetërNeymar: Jam i gatshëm të luaj kundër Real Madridit