Porti i Durrësit kalon në duart e njeriut të “Ndragetës”, kontroll mbi…

Ish-Kryeministri Berisha ka zbardhur atë që fshihet pas lëvizjeve të fundit në Drejtorinë e Portit të Durrësit. Tre ditë më parë dha dorëheqjen drejtori i këtij porti, Tare, ndërsa zëvendësimi i tij është bërë për të kontrolluar rrugën e kokainës nga njeriu kryesor i Ndragetës në Shqipëri.

“Supermafiozi Don Djall Agaçio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!

Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.

Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise.”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Tre ditë më parë Agron Tare dha dorëheqjen si DRejtor I këtij porti përmes një psotimi të shkurtër në rrejtet sociale.

Statusi i Autoritetit Portual Durrës në FB
“ Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”
“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, z.Agron Tare

Artikulli paraprakKush e dekonspiroi operacionin policor në Portin e Durrësit?
Artikulli tjetërSkandali/ Gjykatësja i dha pronën në Surrel familjes Rama me dy dëshmitarë të…