Plas në Shkodër, fermerët bllokojnë rrugën në aksin Shkodër-Lezhë: Ulni çmimin e naftës!

Plas revolta qytetare edhe në Shkodër. Mijëra qytetarë kanë bllokuar aksin rrugos që lidh Shkodrën me Lezhen në shenjë proteste ndaj qeverisë dhe mungesës së subvencionimit të fermerëve. Fermerët po kërkojnë uljen e çmimit të naftës, i cili për shkak të taksave të Ramës ka sot çmimin më të lartë në rajon dhe një ndër çmimet më të larta në Europë dhe Botë.
Fermerët dhe protestuesit e tjerë po mbajnë të veshur jelekë të verdhë. Ata janë mbledhur në mënyrë spontane dhe kanë kërkuar që të hiqen detyrimet ndaj tyre, të anulohet tenderi i kasave dhe kërkesa të tjera.
Policia ka shkuar pranë tyre duke u kërkuar që të largoheshin nga rruga sepse sipas tyre, kjo protestë ishte e paligjshme.
Protestuesit nuk kanë dhënë një afat se sa do pritet të vazhdojë kjo protestë.
Edhe ne Kavaje po zhvillohet nje proteste e tille. Duket se qytetaret jane frymezuar nga studentet dhe kane vendosur te ngrihen ne protesta kunder qeverise.

Artikulli paraprakRama po na ofron Edin, si zgjidhje!
Artikulli tjetërEdhe Kavaja në revoltë, mijëra qytetarë bllokojnë rrugën: Ulni taksat