Edhe Kavaja në revoltë, mijëra qytetarë bllokojnë rrugën: Ulni taksat

Mijëra qytetarë janë ngritur në një protest të fortë edhe në qytetin e Kavajës. Protestuesit janë bashkuar të thirruar nga biznese të ndryshme në qytete, të cilët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të taksave. Ata po kërkojnë uljen e taksave. Protestuesit mbajnë në duar flamujt kombëtarë dhe kanë bllokuar aksin kryesor të rrugës Kavajë-Durrës.
Mijëra qytetarë janë ngritur në një protest t5ë fortë edhe në qytetin e Kavajës. Protestuesit janë bashkuar të thirruar nga biznese të ndryshme në qytete, të cilët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të taksave. Ata po kërkojnë uljen e taksave. Protestuesit mbajnë në duar flamujt kombëtarë dhe kanë bllokuar aksin kryesor të rrugës Kavajë-Durrës.
Fermerët janë ngritur në protest edhe në Vaun e Dejës po protestojnë për çmimin e naftës dhe për shitjen e produkteve bujqësore. Të veshur me jelekë të verdhë, frymëzuar nga protestuesit në Francë të cilët kërkuan uljen e çmimit të naftës, fermerët e Vaut të Dejës kanë bllokuar rrugën.
Ato gjithashtu kanë kërkuar dhe një treg për shitjen e produketeve bujqësore. Me parrullat “Edi Rama o legen prite Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë Edi Rama – Poshtë Edi Rama”,”Ulni çmimin e naftës”, fermerët kërkojnë uljen e çmimin të naftës.
Po ashtu në qytetin e Shkodrës një grup protestuesish, pa jelekë, po ashtu protestojnë për çmimin e naftës. Gjithashtu në protestë ka dhe familje të dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilët nuk janë dëmshpërblyer.

Artikulli paraprakPlas në Shkodër, fermerët bllokojnë rrugën në aksin Shkodër-Lezhë: Ulni çmimin e naftës!
Artikulli tjetërBasha: Pasi të shembin shtëpitë në Unazë do të ndërtojnë kulla, paratë e krimit do t’i ndajnë me Ramën e Veliajn