Plani i Sorosit për të rrënuar Eurozonën

Është mbresëlënës fakti që euro dhe eurozona kanë arritur të mbijetojnë deri tani. Greqia mund t’i kishte vënë shkelmin projektit të euros që në vitin 2010, por kjo u shmang përmes masave të jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveritë europiane dhe Banka Qendrore Europiane. Tani këto veprime po i kthehen mbrapsht vendeve si Gjermania që rrezikojnë të kthehen në “bamirës” të shteteve europiane të zhytura në borxhe si Italia dhe Spanja. Kjo është një nga arsyet madhore përse partitë anti-Bruksel që kanë triumfuar në zgjedhjet italiane si Lëvizja me Pesë Yje dhe Lega e Veriut, papritur i kanë lënë mënjanë fjalimet për largimin e Italisë nga Eurozona. Ata janë duke pritur Macronin dhe Merkelin, bashkë me arkitekturën e tyre të re të BE-së që t’i nxjerin nga borxhet në kurriz të taksapaguesve gjermanë. Kjo është një bombë me sahat që po bërtet sot më shumë se kurrë.
10 vite pas rënies më të madhe financiare të historisë së financës, të shkaktuar nga flluska imobilare e Shteteve të Bashkiara në vitin 2007, Euro dhe bankat qendrore të 12 vendeve anëtare ndodhen në një udhëkryq të rrezikshëm. Është e qartë nga fjalimi i fundit në parlamentin gjerman të kancelares Merkel, se ajo ka ndërmend të bindë Gjermaninë të pranojë atë që ajo dhe Macron e kanë quajtur “union i transferimit”. Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë se vendet me surplus buxhetor si Gjermania dhe Europa veriore, përfshirë edhe Holandën, do të transferojnë qindra miliarda euro për të zbutur deficitin e vendeve si Italia, Spanja dhe Europa jugore. Fituesi kryesor në këtë rast do të ishin bankat e rrezikuara të Francës dhe ato të eurozonës së jugut. Nuk është e habitshme përse Merkel, një aleate e ngushtë e ish bankierit Macron, nuk po tregohet plotësisht e bindur për këtë projekt, për shkak të rreziqeve që mbart me vete.

Gracka me emrin “Target 2”
Në vitin 2011, në prag krizës së bonove të manipuluara të Greqisë që futi në panik tregjet e eurozonës, Banka Qendrore Europiane miratoi një paketë shpëtimi tepër të debatuar të quajtur “Target 2”. Pa hyrë në detajet të ndërlikuara për mënyrën si funksionin paketa, mund të themi se lejon bankat qendrore të vendeve në krizë si Italia dhe Spanja të lëshojnë bono thesari të cilat në fakt mbulohen nga bankat e fuqishme qendrore të vendeve europiane, kryesisht Bundesbank i Gjermanisë. Që nga viti 2011 dhe kriza e Greqisë, balancat e Target 2 janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sot vlerësohet që vetëm në Bundesbank kanë arritur në 914 miliardë euro. Është një e treta e GDP-së së Gjermanisë.
Në vitin 2011 ekonomisti i respektuar gjerman dhe atëherë kreu i IFO Institute të Mynihut, Hans-Werner Sinn, e qyjti përdorim e Target 2 si një paketë shpëtimi tinëzare të Bankës Qendrore Europiane. Ai ishte i pari që paralajmëroi se sistemi i Target 2 është praktikisht si të ofrosh para për të shpëtuar një vend në vështirësi financiare. Në atë kohë shuma e parave ishte vetëm një pjesë e vogël e shumës së ditëve të sotme. Sot kjo shumë parash ushtron një presion të jashtëzakonshëm në vendet kursimtare të BE-së, veçanërisht në Gjermani.

Këtu del në pah plani i Xhprxh Sorosit për t’i shtyrë vendet e eurozonës që të lëshojnë bono thesari të përbashkëta. Me këto bono thesari, borxhi publik i vendeve të eurozonës do të futej në të njëjtin pellg të madh të vendeve anëtare të BE-së dhe do të shndërrohej në “Eurobonde” për të cilët të gjithë mbajnë përgjegjësi të njëjtë. De fakto, kjo do të thotë se taksapaguesit gjermanë dhe ata të vendeve të europës veriore do të mbajnë në kurriz vendet borxhli si Italia, Portugalia dhe Greqia.
Kjo është edhe arsyeja përse “euroskeptikët” e Italisë tani nuk duan më të largohen nga eurozona dhe i kanë harruar premtimet për referendumin e shkëputjes së vendet nga BE-ja. Italia do të kishte përfitime të jashtëzakonshme nga reforma e Unionit të Transferimit. Spekulatorët e tregjeve si Sorosi do të ndihen si fëmijë në parkun e lojërave, ndërsa gjermanët, holandezët dhe të tjerët do të paguajnë faturat.

Artikulli paraprakPaloka: Mafia Rama ka kapur edhe SHIK-un
Artikulli tjetër1.3 ton drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Itali, kush është 18 vjeçari shqiptar i arrestuar