1.3 ton drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Itali, kush është 18 vjeçari shqiptar i arrestuar

Një sasi prej 1350 kg lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar në Itali ndërsa ka rënë në pranga një 18 vjeçar shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se droga është future nga Shqipëria në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj, droga e futur në 75 thasë është gjetur në banesën e 18 vjeçarit shqiptar.auto droga itali1523015945
Mediat shkruajnë se, policia italiane e provincës së Romës ka sekuestruar në një vilë në lagjen periferike romane Torre Jakova rreth 1350 kg marijuanë si dhe ka vënë në pranga një shqiptar 18 vjecarë që jetonte në këtë banesë.
18 vjeçari shqitpar i pa skeduar më parë nga policia italiane ishtë nën mbikqyrje prej disa ditësh si person i dyshimtë i lidhur më trafikun e lëndëve narkotike. Pas kontrollit në vilë policia italiane ka sekuestruar 75 thasë me marijuanë me peshë totale 1350 kg.
Thasët me drogë ishin të konfeksionuar me celofan e dyshohet se kishin si destinacion tregjet ilegale të shitjes së drogës në territorin e provincës së Romës. 18 vjeçari është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës e ndodhet në burgun Regina Coeli të Romës.
Autoritetet italiane ka nisur një proces hetoimor për gjetjen e bashkëpunëtorëve të 18 vjeçarit shqiptar.

Artikulli paraprakPlani i Sorosit për të rrënuar Eurozonën
Artikulli tjetërFrikë nga Irani, princi i Arabisë Saudite takohet me lobin izraelit