Plagoset me thikë nxënësi në Lushnjë

Dy të rinj janë përleshur me thika në Divjakë për një sharje në rrjetet sociale. Dy 17-vjeçarët jetojnë në një fshat, në Karavastanë e Re dhe vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime. Sipas adoleshentit të plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës, prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij shkëmbente me të dhe shokët e tij fyerje të ndryshme në rrjet dhe përplasja ka nisur kur i riu, subjekt i ofendimeve kërkoi ballafaqim.
Nga fjalët, dy të rinjtë përfunduan shpejt në përplasje fizike, ku sipas dëshmive në polici një prej tyre ka nxjerrë thikën, duke e  qëlluar 3 herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull. Policia e Lushnjës ka bërë arrestimin e 17-vjeçarit autor të ngjarjes dhe e ka marrë atë në pyetje, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ai kreu plagosjen. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjës.

Artikulli paraprakDy aksidente në Tiranë, një i vdekur e një i plagosur rëndë
Artikulli tjetërMbi 500 të sëmurë mendorë në burgje