Sako del nga SPAK: Do ruaj sekretin hetimor

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se dy orësh qëndrimi. Sako nuk ka pranuar të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.

“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako, sipas raportimit të gazetares së News24, Klodiana Lala.

Sako ka dhënë përgjigje mohuese lidhur me pyetjen nëse është thirrur për inceneraratorin e Tiranës.

Gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Artikulli paraprakNga bostani te lakrat e mandarinat, ja 10 ushqimet më të eksportuara shqiptare
Artikulli tjetërE rëndë në Elbasan! Tri tentativa vetëvrasjesh në një ditë, qytetarët përfundojnë në spital