Pezullim lejeve të pushimit për administratën deri më 30 qershor

Nëpunësve, funksionarëve dhe punonjësve të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë do t’u ndërpriten lejet vjetore, për periudhën 25 maj deri më 30 qershor 2017. Ky është urdhri i firmosur nga ministrja teknike e sapoemëruar Helga Vukaj, që mban datën 30 maj, por që mban kokën si një urdhër për pezullimin e lejeve të administratës të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë. Ai përcakton qartë se në punë do të kthehen edhe ata punonjës, të cilët janë duke i kryer aktualisht lejet vjetore. Pushimet e paguara dhe përmbushjen e lejes vjetore do të mund ta realizojnë vetëm pas datë 1 korrik. Tashmë punonjësit e administratës së ministrisë, tatimeve, doganave dhe drejtorive nën varësinë e financave do të mund të planifikojnë pushimet pas datës 1 korrik 2017 sipas legjislacionit në fuqi. Në pikën katër të urdhrit, ministrja Vukaj ka ngarkuar sekretarin e Përgjithshëm dhe Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, si edhe nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e Ministrisë së Financave të zbatojnë urdhrin. Në rast se kjo kërkesë nuk do të zbatohet, në pikën pesë të shkresës së firmosur nga Vukaj, punonjësit do të kenë përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për raportimet tek ministrja Vukaj të zbatueshmërisë së urdhrit.

Artikulli paraprakDrejtorët që shkelin ligjin për të kërkuar vota për PS
Artikulli tjetërAvokati i Popullit: Të merren masat, administrata, jo në fushatë