Për të tretin vit radhazi nuk do ketë rritje pagash

Qeveria do vazhdojë t’i mbajë të ngrira pagat e administratës për të tretin vit rresht, një seri negative e pashënuar ndonjëherë më parë në historinë e financave publike. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes direkte të gazetarëve nëse qeveria do të zhbllokojë ngrirjen tashmë 3- vjeçare të pagave për t’i rritur ato në qershor, por preferoi të devijonte argument. “Le të shijojmë njëherë pranverën e lënies pas të krizës dhe gjithë këto informacione të mira nuk i gëlltisim dot njëherësh. Le të shijojmë rritjen e konsumit dhe rritjen 12.4 përqind të rritjes së kredisë konsumatore. Shijohet kjo që kur të vijë një lajm i dytë dhe i tretë, të kesh mundësi kollaj ta shijosh,” tha Ahmetaj. Sipas deklarimeve të ministrit të Financave, edhe këtë vit familjeve të buxhetorëve do t’u duhet të kenaqen me shifrat e INSTAT, ndërsa pagat e tyre do të vazhdojnë të tkurren në terma reale për shkak të rritjes së çmimeve.

Buxheti në vijën e parë

Qeveria shqiptare prej tre vitesh ka vendosur ngrirjen e pagave në sektorin publik, edhe pse çmimet kanë vazhduar të rriten. Sipas Syri.net, që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet qeveria e majtë, pjesa dërrmuese e buxhetorëve nuk ka përfituar asnjë rritje të pagës në vlerë. Por për shkak se çmimet kanë vazhduar të rriten, ngrirja e pagave në vlerë nominale ka çuar në rënien reale të tyre. Në periudhën 2004-2009 Shqipëria ka qenë vendi i dytë me rritjen me të lartë të pagave në rajon. Sipas bankës Botërore, paga reale gjatë kësaj periudhe është rritur me gati 10 për qind në vit duke çuar në një përmirësim të fortë në standardin e jetesës së punonjësve. Por veçanërisht pas vitit 2012, kjo tendencë u përmbys dhe pagat filluan të uleshin me ritme të shpejta.  Në tre vitet e fundit pagat reale për pjesën dërrmuese të punonjësve në sektorin shtetëror kanë rënë me mbi 8 për qind, nga rritja e çmimeve ndërsa në sektorin privat rënia e rrogave ka qenë edhe më e thellë.

Familjet shtrënguan rripin

Sipas Bankës Botërore, pagat përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të familjeve. Kjo do të thotë se ulja e tyre përkeqëson standardin e jetesës për pjesën më të madhe të familjeve në vend, çka është konfirmuar edhe nga një tjetër tregues. Të ndodhura përballë rënies së të ardhurave familjet ulën konsumin. Sipas INSTAT, në vitin  konsumi privat ra vitin e kaluar për herë të parë në në shumë vite, çka frenoi rritjen ekonomike.

Artikulli paraprakNuk ka gol “budalla”
Artikulli tjetërSkënderbeu “rrëfen” rrugën e suksesit