PD, Marku: Pa u konsultuar me qytetarët, bashkitë e qarkut Lezhë rrisin tarifën e ujit të pijshëm

Anëtarja e kryesisë së PD, Alfrida Marku, nëpërmjet një statusi në facebook, denoncon rritjen e tarifës së ujit të pijshëm në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, gjë që bëhet pa konsultim me qytetarët dhe në bashkëpunim me heshtjen e dakortësuar të këtyre tre bashkive.

“U bëj thirrje Kryetarëve të Bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin si dhe drejtuesve të Drejtorisë Rajonale e Ujësjellësit Lezhë të reagojnë në mënyrë urgjente për të ndalur këtë vendimmarrje të Entit Rregullator të Ujit . Të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe ti mbrojnë ata ndaj çdo vendimmarrje abuzive.” – shkruan Marku.

Më poshtë reagimi i plotë:

Rritja e tarifës së ujit të pijshëm që rëndon qytetarët e Lezhës, Mirditës e Kurbinit, është abuzimi i rradhës nga Enti Rregullator i Ujit dhe në bashkëpunim me heshtjen e dakordësuar të tre bashkive.

Pa u konsultuar me qytetarët, në kundështim me vendimmarrjet në Këshillat Bashkiak, në kushtet kur furnizimi me ujë të pijshëm mungon apo ofrohet ne orare të kufizuara në masë të konsiderueshme, me dakordësinë e Bashkive të cilat kanë heshtur e mbyllur sytë përballë kësaj vendimmarrje, Qeveria shqiptare, vijon të vjedhë shqiptarët .

U bëj thirrje Kryetarëve të Bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin si dhe drejtuesve të Drejtorisë Rajonale e Ujësjellësit Lezhë të reagojnë në mënyrë urgjente për të ndalur këtë vendimmarrje të Entit Rregullator të Ujit . Të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe ti mbrojnë ata ndaj çdo vendimmarrje abuzive .

Artikulli paraprak“SPAK-u po godet, do të ketë ‘vula’ të tjera”/ Zheji: Dalja e Berishës në ballkon mesazh për Bardhin, “jam unë kryetari”!
Artikulli tjetërDita Botërore e Teatrit, Ergys Mërtiri: Rama dhe Veliaj shkatërruan arkitekturën tradicionale të Tiranës