Pagesa e papunësisë në tre vite ulje

Gjatë dhjetë viteve të fundit, pagesa e papunësisë ka zënë pjesën më të madhe të buxhetit në krahasim me nxitjen e punësimit, si dhe formimin profesional. Sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, fondi më i lartë për pagesën e papunësisë është alokuar në vitin 2006 dhe në vitin 2012, në rreth 1 miliard lekë. Sipas të dhënave të INSTAT, niveli i papunësisë në vitin 2006 u llogarit në rreth 14%, ndërsa në vitin 2012 ishte rreth 13.8%. Po sipas këtyre të dhënave që nga viti 2012, edhe pse fondi i pagesës së papunësisë është ulur, sërish ka mbetur në nivele të larta duke përbërë nga 40-50% të buxhetit total. Ndërsa sa u përket fondeve të nxitjes së punësimit, buxheti më i ulët i alokuar ka qenë në periudhën 2012 – 2013, me rreth 90 milionë lekë, ndërsa më i larti në vitin 2015 me rreth 450 milionë lekë, shfër kjo dy herë më e lartë se në vitin 2014.
Në lidhje me formimin profesional, fondet e alokuara nga buxheti i shtetit kanë pësuar luhatje të ndjeshme. Shifra më e lartë u shënua gjatë vitit 2015, me rreth 217 milionë lekë, ndërsa më e ulëta në vitin 2007.

Artikulli paraprak6-mujori, ndërmarrjet e vogla e të mesme rënie të shitjeve
Artikulli tjetërKredia për kompanitë jashtë vendit arrin 430 mln euro