“Opozita 100% dakord për hapjen e listave”/ PD i përgjigjet kryeministrit: Heqja e koalicioneve hall i Ramës dhe i krimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur në Twitter, kryeministrit Rama në lidhje me hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë”, shprehet Bardhi.

 

Artikulli paraprakBylykbashi: PS refuzoi sërish propozimin e kompromisit, lista 100% të hapura, jo prekje koalicionesh!
Artikulli tjetërDosja 769 e Lezhës do nxjerrë “lakuriq” policin-bandit që drejton bashkinë, a do të arrestohet Pjerin Ndreu?