Dosja 769 e Lezhës do nxjerrë “lakuriq” policin-bandit që drejton bashkinë, a do të arrestohet Pjerin Ndreu?

Arrestimi i sotëm i komisionerëve për llogari të dosjes 339, ka qenë në fokus të disa prononcimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, si dhe ka ngjallur reagimin e disa figurave në vend, kryesisht politikanë, që kanë kërkuar thellimin e hetimeve në shumë bashki, nga ku është deformuar dukshëm vullneti i zgjedhësve.

Një hap të tillë e ka hedhur edhe ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj, i cili përmes një videokomunikimi njofton se ka bërë një kallëzim penal në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Lezhës, për manipulimin e dukshëm që është kryer nga Pjerin Ndreu dhe shpura e tij, në tjetërsimin e votave të 30 qershorit.

Ndocaj, nënvizon, se sapo të dalë në dritë e vërteta e dosjes 769, (vjedhja e votave në bashkinë e Lezhës), atëherë qytetarët lezhianë do kuptojnë arsyen e emërimit të policit Pjerin Ndreu në krye të kësaj bashkie, që lidhet tërërsisht me interesa okulte, të një grupi kriminal që synon grabitjen e vijes bregdetare dhe gllabërimin e pronës publike.

1 57

2 42

3 34

4 24

Artikulli paraprak“Opozita 100% dakord për hapjen e listave”/ PD i përgjigjet kryeministrit: Heqja e koalicioneve hall i Ramës dhe i krimit
Artikulli tjetërFarsa me zgjedhjet në Universitete/ Boçi: Pushteti po i vjedh njësoj si zgjedhjet politike