Protesta/ Mirush Kabashi: Po imponohen ligjet e dikaturës, Veliaj u mundua të na bindë për të shembur Teatrin

Aktorët edhe pasditen e sotme kanë dalë sërish në protestë kundër prishjes së Tetatri Kombëtar.
Fjalën si fillim e ka marrë aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, i cili u bëri thirrje artistëve të bashkohen për të mbrojtur Teatrin. Ai tha se së bashku me grupin tjetër të aktorëve kanë polimizuar më shumë se 2 orë e gjysëm me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai tha se nuk mund të merret qoftë edhe vendimi më i vogël pa u komunikuar me komunitetin e artistëve.
Gjithashtu Kabashi shtoi se kryebashkiaku është munduar t’i bindë akotërt për ndërtimin e një teatri modern.
“Turp për poltikën që po imponon ligjet e dikaturës”, tha aktori në vazhdimin e fjalisë së tij, duke theksuar se në këtë vend po rikthehet diktaturra, ku çdo vendim merret pa konsensus të palëve
Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diskutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.
Nëse bie dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues.

Për mua ky duhet të rikonstruktohet si Teatër se ka një histori të lavdishme, ky Teatër është Meka e kulturës shqiptare.
Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën, por ne i kujtuam se Kosova e ka dy herë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë.
Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj diktatorial, se nuk më del inati në këtë mes. Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist.
E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”, tha Kabashi.
Aktori përmendi tre faktorë ku duhet të mbështetet qeveria: “Si fillim nëse duhet të rikonstrukturohet apo të ndërtohet një ri.
E dyta nëse fondet do të jenë të shtetit apo fonde private.
E terta duhe të jetë e gjithë sipërfaqa ekzistuese e territorit të Teatrit, nga fillimi dëri në fund”.

Artikulli paraprakShpallja qytetar nderi i atentatorit të Azemit, reagon ish-Presidenti: “Terrorizmi ushqehet në Tiranë!”
Artikulli tjetërAir Albania apo Air Rama?