Ngrihu Azem!

Nga Bledi KASMI

Nga kriminelët e diktaturës, tek diktatura e krimit!
Nga zgjedhjet fasadë me Frontin Demokratik, tek fasada elektorale me vota të blera.
Nga Partia-shtet, tek shteti që është sot një Parti.
Nga media e kontrolluar, tek media e blerë.
Nga censura totale, tek terri informativ i dekoderit.
Nga shpronësimi masiv i pronarëve tek padrejtësia historike ndaj tyre.
Nga burgjet me ish-të përndjekurit, tek të përndjekurit e nëpërkëmbur që u mohet dëmshpërblimi.
Nga lëvizja me pasaportizim, tek rrugët që bllokohen dhe taksohen nga oligarkët.
Nga ekonomia e kontrolluar nga shteti, tek shteti që e kontrollon ekonominë me një grusht oligarkësh.
Ora e lavdishme e historisë së lirisë dhe ndryshimit ka mbetur atje tek rrugicat e Qytetit Studenti. Nuk është varrosur , por është në përmendore dhe e kujtojmë sa herë vjen dita e Azemit.
Ku ishim, ku jemi dhe ku duhet të shkojmë!?
Koha për reflektim!

Artikulli paraprakNga dekoderat tek Teatri, kjo është trajektorja e banditizmit qeveritar
Artikulli tjetërBerisha: Azemi, njeri i guximit të jashtëzakonshëm