Nga Dashnor Kokonozi: Dritë humanizmi…

Armëpushimi i Krishtlindjeve të Vitit 1914 besoj se është ngjarja më e shënuar e të gjitha luftërave.

Fronti i Perëndimit (që shkonte nga diku mbi Paris e deri tutje në kufirin e Belgjikës me Gjermaninë, kishte ngrirë. Më saktë ishte mbytur në baltë. Ishte një luftë e palëvizshme.

Transhetë ishin fare afër. Përveçse luftonin e vrisnin njëri tjetrin, ushtarët edhe përshëndeteshin  ndonjëherë.

Nga mërzia qëllonte që edhe këndonin.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, ushtarët gjermanë në afërsi të Saint-Yves këtu në Flandër, prenë dhe nisn të zbukurojnë bredha të Krishtlindjes, gjatë vijës së frontit. Britanikët bënë të njëjtën gjë. Pastaj dolën mbi transhe dhe u afruan të këndojnë bashkë në një no man’s
land, midis dy transheve.

Shkëmbejnë dhurata krishtlindjesh që nuk mund të ishin veç shishe alkooli, ushqime, duhan dhe nxirrnin dhe i tregonin njeri-tjetrit fotot e familjeve të tyre të cilat edhe i këmbenin.

Organizuan ceremoni varrimi të përbashkët të shokëve që ishin vrarë ato ditë e madje, në fusha të vogla dhe të improvizuara, organizuan edhe ndeshje futbolli. PAstaj u ulën edhe tê hanë e pijne bashkë.

Krejt e paimagjinueshme!

Ishin thuajse 100.000 ushtarë anglezë dhe gjermanë që u vëllazëruan e festuan gjatë linjës së gjatë të frontit nga dita e Krishtlindjes e deri për Shën Silvestër (Viti i ri).

Një vëllazërim i tille ndodhi edhe në sektorë të tjerë të frontit midis francezeve e belgëve nga njëra anë dhe gjermanëve nga ana tjetër. Mbase jo me të njëjtin entuziazëm sepse nëse anglezët dhe gjermanët festuan në tokë të huaj (franceze), belgët dhe francezët pranuan të bëjnë diçka, por pa harruar se gjermanët me të cilët festonin kishin hyrë në tokën e tyre si pushtues.

Më tej për këtë lëshim, do të pushkatohen shumë ushtarë e oficerë.

Ajo që ndodhi  thuajse 110 vjet më parë, në mesin e asaj lufte të tmerrshme botërore, la të dukej drita e humanizmit që gjithkush ruan në zemër edhe në orët më të errëta.

(Besoj i dalloni gjermanet nga helmeta e tyre (pickelhaube) ne plan te pare dhe kapelet angleze pas tij)

Artikulli paraprakDosja McGonigal/ Rama gënjen, por sytë e tij jo!
Artikulli tjetërErnest Muçi lojtari më i shtrenjtë në Poloni, ja vlera e kartonit