Dosja McGonigal/ Rama gënjen, por sytë e tij jo!

Gjatë konferencës për shtyp të fundit për këtë vit, Edi Rama u pyet edhe për hetimin e nisur nga SPAK për rastin McGonigal.

“Pse duhet të jem unë i shqetësuar për rastin McGonigal… S’ka asnjë lidhje me ato çështje që thuhet këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem.” – tha Rama.

Mirëpo, nëse njeriu mundohet të fsheh diçka, është gjuha e trupit ajo që të gënjen.

Ndërkohë që Rama bënte këtë deklaratë, mjafton të shohësh se si lëvizin sytë e tij, për të kuptuar se ai ishte duke gënjyer.

Me sa duket, edhe Edi Rama në përballjen e tij me SPAK do të ecë në rrugën e Sali Berishës përsa i përket trimërimit fillestar me Prokurorinë e Posaçme dhe vetëviktimizimit në fund.

Kujtojmë se edhe Berisha në fillim të “Foltores” së tij ishte i hapur ndaj çdo hetimi nga SPAK-u, pastaj historia është e freskët se si përfundoi.

Precedenti i krijuar me rastin Berisha, i hap rrugë hetimit të Edi Ramës dhe të çdo zrtari të lartë shtetëror në këtë vend.

Jo më kot, politikani më i shqetësuar dhe më i mërzitur me atë që i ndodhi Berishës, është Edi Rama.

Edi Rama po bie në gropën të cilën u përpoq t’i hapte Bashës, duke korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së për të goditur liderin e PD-së.

Sytë e tij në videon e mëposhtëme flasin më shumë se fjalët.

Artikulli paraprakAnaliza e BBC: Viti 2023, i pakëndshëm për Perëndimin
Artikulli tjetërNga Dashnor Kokonozi: Dritë humanizmi…