Nesër protesta e kuksianëve, Rama tërhiqet nga takimi në qendër të Kukësit dhe shkon në…

Nesër Kuksianët do të presin me protesta Ramën. Herën e fundit që ishte në këtë qytet, Rama u evakua nga një helikopter ndërsa fotot tregonin kuksianët duke e ndjekur nga pas. Protesta e nesërme pritet të jetë e fortë, ndërsa dhe Rama ndryshe nga sa kishte planifikuar ka ndryshuar vendin e takimit në Kukës, duke e spostuar 4 kilometra larg nga ku mund të ketë mundësinë të evakuohet sërish me helicopter.

Mësohet se takimi i parë ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por më tej është ndryshuar sepse Partia Demokratike nga ana e saj kishte planifikuar që të organizonte një protestë

Kryeminsitri Edi Rama nesër do të shkojë në Kukës për të mbajtur një takim elektoral ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark. Por frika nga protesta ka bërë që Rama të dnryshojë axhendën në minutën e fundit.

Mësohet se takimi i parë ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por më tej është ndryshuar sepse Partia Demokratike nga ana e saj kishte planifikuar që të organizonte një protestë. Kjo protestë dhe imazhet e asaj që kanë ndodhur në qytetet e tjera ka bërë që Kryeministri të zgjedh një vend tjetër që të jetë më i sigurt, kur të zhvillojë takimin e tij.

Sipas Safët Gjicit që është dhe kandidat për bashkinë e Kukësit, takimi do të mbahet në sheshin brenda kantierit ku pritet që të ndërtohet aeroporti. “Nesër në orën 18:00, Kukësi do të mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama. Takimi do të mbahet në aeroportin e Kukësit! Ftoheni të merrni pjesë! #30Qershor #KukësiNukNdalet ”, shkruan Safet Gjici.

Artikulli paraprakRama i padëshiruar edhe në Gramsh, qytetarët: Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa!
Artikulli tjetërHashim Thaçi vs Aleksandër Vuçiç