Ndodhi edhe kjo, Rama sherr me qentë se nuk e linin të fliste

Një “sherr” ka ndodhur sot mes kreut të qeverisë dhe qenve të lagjes ku ndodhet shkolla “Sami Frashëri”. Qentë nuk e linin Ramën të fliste dhe më në fund kreu i qeverisë është dorëzuar.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një aktivitet në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të diskutuar reformën në gjimnaze. Gjatë fjalës së tij në aktivitet Ramës i ndodhi e papritura, duke u ndërprerë nga të lehurat e një qeni.
Teksa po fliste për reformën elektronike dhe barazinë në sistemin arsimor, një qen ka ndërprerë fjalën e Ramës, ndërsa kryeministri nuk ka ngurruar ‘t’i japë të drejtë’.
“Shumë e drejtë, mbarova”, është shprehur Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës
Platforma elektronike nuk njef emra mbiemra, familje. Njeh vetëm kode dhe në bazë të kodeve të jep rezultatin. E fundit që dua t’ju them…
(Në sfond dëgjohen të lehurat e një qeni)
…shumë e drejtë, mbarova. E fundit që dua tju them është që përtej të gjitha këtyre, juve jeni maturantë, drejtoresha shprehur mirënjohje çfarë kemi bërë ne për shkollën. Unë për vetë skam bërë asgjë për shkollën tuaj që të jemi të qartë. E kam lyer në fillim kur isha kryetar bashkie. Ngjyrat e reja nuk i keni tamam sic duhet. Nëse keni nevojë për ndonjë këshillë artistik unë jam gati ta jap. Laboratorët e të gjitha këto nuk janë merita ime.

Artikulli paraprakPD: Çfarë po fsheh Rama pas “kukullës” me emrin Sandër LLeshi
Artikulli tjetërProtesta për mbrojtjen e banesave/ Banorët e ‘Unazës së Re’ bllkojnë rrugën: Këtu do vdesim, do flijohemi brenda