Protesta për mbrojtjen e banesave/ Banorët e ‘Unazës së Re’ bllkojnë rrugën: Këtu do vdesim, do flijohemi brenda

Qytetarët sërish në protestë për të ndalur grabitjen e shtëpive dhe bizneseve. Edhe përgjatë ditës së sotme qindra qytetarët kanë protestuar terk Unaza e re, kundër vendimit të qeverisë për tu marrë atyre shtëpitë dhe bizneset.
Banorët duken të vendosur për të mos lejuar askënd që t’u marrë bizneset dhe shtëpitë e t’ua japë ato oligarkëve.
Ata kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar ashtu siç u takon apo pa u gjetur banesa të reja. Ata nuk pranojnë propozimin e Bashkisë Tiranë që të gjejnë banesa me qera e cila do të paguhet nga bashkia, pasi nuk është një zgjidhje afatgjatë.
“E more vesh qa bëhet, nuk e lirojmë rrugën deri sa ai të na japë përgjigje ne. Zoti Kryeministër të na dalë në televizor dhe të na sqarojë, nuk na tremb. Po tallet ai me ne. Pa na marrin shtëpitë pa na lajmëruar”, tha njëri nga banorët.
Ndërkohë një tjetër qytetare e cila ishte gjithashtu shumë e revoltuar me sjelljen e Bashkisë Tiranë, u shpreh se ata duan banesat e tyre pasi përndryshe do të flijohen me gjithë familje pasi nuk kanë ku shkojnë.

“Ta dinë mirë do të flijohemi këtu, me gjithë çunat e mi”, u shpreh ajo.
“Të vijë të na shpronësojë nga fillimi deri në fund, jam me hipotekë, ai jep një shifër qesharake. Asnjë lloj kompensimi nuk na kanë dhënë, ku të shkojmë pas një 1 viti, edhe një viti”, tha një tjetër protestuese.
“Erioni më merr përditë taksat. Ne kërkojmë shtëpi, banesë, e kemi në proces legalizimi, s’na kanë kthyer përgjigje. I kemi paguar të gjitha sipas rregullores, të na japin një zgjidhje të paktën. Unë kam 20 vjet këtu. Brenda kësaj jave na kanë thënë me dalë, me gjet një shtëpi me qira për një vit, turp të kenë si e thonë këtë”, deklaroi një tjetër protestues.
Ata kanë theksuar se nuk do të tërhiqen deri në fund nga kërkesat e tyre dhe nuk do të lejojnë prishjen e banesave.
Por ajo që ka rënë në sy është fakti se ndërsa në vendin ku po zhvillohet protesta nuk ka pasur asnjë polic, shefi i Komisariatit numër 6 ka qenë i pranishëm aty. Por ai nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me protestuesit, por vetëm ka filmuar protestuesit, që më pas tu bëhet presione.

Proteste masive antiqeveritare ne Unazen e Re! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 5. November 2018

Artikulli paraprakNdodhi edhe kjo, Rama sherr me qentë se nuk e linin të fliste
Artikulli tjetërTrafik kokaine në Itali, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar