Ndahet nga jeta Xhvdet Ferri, Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 60 vjeçare.

I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford.

Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.

Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

Xhevdet Ferri humbi betejën me sëmundjen e rëndë, por dhjetra rolet e luajtura me mjeshtëri prej tij do të mbeten përgjithmonë në memorien e publikut si një trashëgimi e vyer në kinematografinë shqiptare.

Një nga rolet më të spikatura është ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Xhevdet Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik. Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”.

Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i te vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); Trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Me rolin e Sakos në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit. Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.

CV-ja filmografike e Ferrit

Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori

Gjallë – Alive! (2009) …Zefi

Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes

Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit

Saimir – (2004) …Edmond

Dasma e Sakos – (1998) …Sako

Loin des barbares – (1994) …refugjat

Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni

Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini

Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi

Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori

Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba

Vendimi – (1984) ….Sadriu

Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti

Besa e kuqe – (1982) …Pali

Era e ngrohtë e thellësive – (1982)

Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti

Sketerre 43 – (1980) …Arjani

Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko

auto xhevdte ferri1579197995

1 39

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore
Artikulli tjetërDokumenti me 7 pika i Opozitës së Bashkuar: Nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, tek ndryshimi i sistemit zgjedhor