Basha mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka

Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka.

Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist.

U prehtë në paqe!

Artikulli paraprakNdahet nga jeta aktori i njohur shkodran
Artikulli tjetërShkodra në zi për aktorin e shquar, Ademi: Paulin Preka një kolos i artit shqiptar