Naftëtarët e Ballshit i rikthehen protestave, ja çfarë kërkojnë

Pak ditë pasi përfunduan grevën e urisë dhjetra naftëtarë të Ballshit protestojne sërish në ambientet e uzinës. Ata  kanë kërkuar të bisedojnë më administratorin e kompanisë për të mësuar se kur do nisë puna.

Naftëtarët gjatë grevës së urisë veç kërkesës për pagat e prapambetura, kërkuan dhe nisjen e punës. Punonjësit e uzinës së Ballshit që prej muajit tetor kanë mbetur pa punë.

Kompanitë Bylis dheTosk Energy kanë deklaruar se Bankers nuk ju shet me naftën bruto ndaj dhe nuk kanë lëndën e parë që të vijojë puna.

Ata janë ankuar disa herë dhe tek Autoritetit i Konkurencës, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Nga ana tjetër Bankers ka thënë se kompanitë që menaxhojnë uzinën kanë shkelur kontratën./abcnews.al

Artikulli paraprakDrejtori i Zërit të Amerikës: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! (Foto)
Artikulli tjetërKompania amerikane teston ilaçin kundër koronavirusit tek 1 mijë pacientë