Drejtori i Zërit të Amerikës: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! (Foto)

“Shqipëria, drejt Europës me dinjitet. E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Këto dy thirrje të fuqishme popullore të viteve 1990 ka risjellë sot Elez Biberaj, drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, një gazetar dhe personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, duke iu bashkuar kësisoj, Manifestimit kombëtar të thirrur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Një fotografi e marsit të vitit 1991 është publikuar prej tij në krye të profilit në Facebook pikërish në ditën kur shqiptarët do të mblidhen në bulevardin kryesor të Tiranës për të mbrojtur Kushtetutën e tyre.

“Tiranë, mars 1991: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ka shënuar Biberaj pranë kësaj fotografie në Facebook.

88185940 2928158290576099 2521701305232130048 n

Artikulli paraprakQeveria pagoi Avdylajt për të strehuar familjet në hotelin e tyre
Artikulli tjetërNaftëtarët e Ballshit i rikthehen protestave, ja çfarë kërkojnë