Moti i keq shkaton probleme në Veri, shumë zona në Dibër dhe Shkodër pa energjinë elektrike

Moti i keq me reshje dhe rrufe ka sjellë probleme me energjinë elektrike në disa zona në Dibër dhe Shkodër.

OSHEE bën me dije se: “Impakti i reshjeve, shoqeruar me shkarkesa (rrufe), ne rrjetin elektrik eshte konstatuar ne zonat rurale dhe pjeserisht ne rrethinat e qyteteve Diber dhe Shkoder. Kjo e fundjt, ne disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojet e demtimit te shtylles 35kV”.

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat qe furnizojne spitalet, institucionet e rendesise se vecante jane ne pune.

Artikulli paraprakNipi do të vriste një person për pazaret e drogës, deputeti i PS: Nuk kam kontakt me të!
Artikulli tjetër284 mijë lekë në muaj për ujin, banorë të Elbasanit në protestë për mbifaturimin