Monstra ka dalë nga kafazi!

E quan veten shkrimtare, por në fakt është një monstër. Kjo është Genta Kaloçi e cila ka shokuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Facebook duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka.
Kaloçi e sheh fatkeqësinë e Açkës si diçka të merituar për shkak të bindjeve antikomuniste të kësaj të fundit, të cilat edhe i ka shprehur herë pas here. Vdekja e të riut sipas Kaloçit është drejtësi, jo fatkeqësi.
“Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po
Ashpërsi? Mbase për disa”, kështu shprehet ajo për vdekjen e djalit të Flutura Açkës, duke e quajtur drejtësi.
Jo vetëm kaq por Kaloçi ndihet mirë që të tjera figura publike antikomuniste nuk kanë fëmijë apo kanë pësuar fatkeqësi familjare duke përfshirë këtu: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon. Sipas saj, fakti që gjëra të tilla nuk kanë ndodhur me shkrimtarë mbështetës të regjimit të Enver Hoxhës do të thotë se ata kanë qenë me të drejtën.
“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!?
Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirnjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes”, shkruan ajo.

31963892 10216665725099237 2287776186333396992 o

Artikulli paraprakSocialistët konfirmojnë Pjerin Ndreun për Lezhën, konfirmohet shkaku i burgosjes së Fran Frrokajt
Artikulli tjetërIsh miku i Ramës, Kokëdhima: PS e kapur nga mafia, Rama ideoi arrestimin e Metës. Si vodhi votat