Metoda e re për të marrë insulinën, ja çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë tjetër për të marrë insulinën. Ajo mund të merret përmes një pilule ose çokollate pa sheqer, ku eksperimenti ka rezultuar e suksesshme te kafshët.

Një formë e re e insulinës orale e cila së shpejti pritet të testohet te njerëzit, mund të merret si alternativë zëvendësuese e shiringave të insulinës.

Kjo metodë e re do të jetë gati për testim tek njerëzit në vitin 2025.

Ndërkohë, rreth 61 milionë njerëz janë të sëmurë me diabet në Evropë, dhe midis 5 dhe 10 për qind të tyre kanë diabet të tipit 1, që do të thotë se duhet të marrin insulinë çdo ditë për të kontrolluar nivelet e tyre të glukozës në gjak.

Artikulli paraprakPas SHBA edhe BE e shqetësuar: Veprimet e fundit të Kosovës nxisin tensione! I kërkojmë autoriteteve që…
Artikulli tjetër“Do ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri”- Basha: Furia e sulmeve ndaj PD do vazhdojë, kjo tregon frikën që i kanë kapur! Do t’i provojmë çdo ditë se…