Pas SHBA edhe BE e shqetësuar: Veprimet e fundit të Kosovës nxisin tensione! I kërkojmë autoriteteve që…

Bashkimi Evropian i është bashkuar kritikave të shprehura edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Stano shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

“Bashkimi Evropian nënvizon me shqetësim të thellë operacionet e Policisë speciale në zyrat e institucioneve të udhëhequra nga Serbia në komunat e Dragashit, Pejës, Istogit dhe Klinës si dhe në objektet e organizatës joqeveritare Qendra për paqe e tolerancë në Prishtinë. Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative për kushtet jetësore të përditshme për komunitete e serbëve të Kosovës, dhe do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet bazike sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave alternativave në këtë moment”, thuhet në këtë deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj BE-ja kërkon nga Kosova që t’i evitojë veprimet e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Artikulli paraprakGuardiola shuan zërat për norvegjezin: Haland te Reali? E shoh të lumtur te Siti
Artikulli tjetërMetoda e re për të marrë insulinën, ja çfarë kanë zbuluar shkencëtarët