Meta: Vendimi pas konsultave me partnerët, zgjedhje kur të jenë të lira e konkurruese

Presidenti Meta deklaroi në konferencën e dytë të jashtëzakonshme për mediat se vendimi I tij për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit është plotësisht kushtetues dhe një precedent i tillë ka ndodhur më parë edhe me kërkesën e Ramës, duke kujtuar zgjedhjet lokale të vitit 2007.

Presienti deklaroi se është koha që përmes dialogut të arrihet një datë e pranueshme për zgjedhjet lokale, por ai shtoi se ato duhet të realizohen vetëm kur të krijohen kushtet që të jenë të lira, të ndershme dhe konkurruese, me pjesmarrjen e të gjithë faktorëve politikë.

“Pas kësaj kam vënë re, se në mënyrë emotive se, presidenti i Republikës ka shkelur kusht duke sjellë një gjendje amullie.
Në Tiranë qarkullojnë disa modele të ndryshme të kushtetutës, të përkthyera edhe gabim.
Janë keqinformuar dhe nuk dinë të lexojnë ligjin themeltar.

Kushtetuta zyrtare është kjo këtu. Ajo që nga neni 1 deri në fund nuk përcakton se kur zhvillohen zgjedhjet. Më 1 apo 30 qershor.
Për të informuar të gjithë ata që janë keqinformuar apo janë informuar keq, ju bëj me dije se Kushtetuta e Republikës është kjo këtu (tregon Kushtetutën).

Kushtetuta nuk përcakton afate se kur zhvillohen zgjedhjet, në datën 1 të këtij muaji e 1 të atij muaji, por këto detaje i ka të përcaktuara Kodi Zgjedhor”, tha Ilir Meta gjatë deklaratën e tij”, tha Meta.

Artikulli paraprakRezoluta/ Ne, bandat e Durrësit, Shijakut, Sukthit, Fushkrujës dhe Krujës deklarojmë…
Artikulli tjetërMeta i prerë: Zgjedhje pa dekret nuk do të ketë, darka “sekrete” me Ramën