Meta i prerë: Zgjedhje pa dekret nuk do të ketë, darka “sekrete” me Ramën

Presidenti Meta deklaroi prerë sot në një konferencë shtypi se nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin e Presidentit të Republikës, ndërsa shtoi se ato duhet të jenë brenda një kohe të shkurtër dhe në frymën e Kushtetutës.

Lulzim Bashën e kam telefonuar pak minuta para mitingut të ditës së shtunë për ti kërkuar parandalimin e dhunës por edhe për ta informuar se do të anulloja 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale”. Presidenti ka treguar gjatë konferencës së sotme për shtyp se a ka qenë ai i ndikuar nga interesat e opozitës kur ka marë këtë vendim, pas pyetjes së një gazetareje.

Ai ka rrefyer gjithashtu se këtë gjë ia ka lënë të kuptohet edhe Ramës gjatë një dreke në Pallatin e Brigatave. “Por disa ditë më pas Rama tregoi në një intervistë se nuk tërhiqet nga 30 qershori kështu që unë nuk e quajta më të nevojshme ta informoj tha Meta. Ai pohoi se i ka dështuar edhe një tentativë për të informuar Kreun e Kuvendit, Ruçi për këtë vendim sepse ai nuk gjendej në Tiranë.

“Dreka ime me Berishën nuk ishte sekrete. Nga e dinte z. Rama. Kam pasur edhe disa darka sekrete, e fundit para 10 ditëve ku kemi biseduar ku ai e di shumë mirë se sa i shqetësuar jam unë për këtë situate Dhe i takonte atij si kryeministër të kërkonte shtyrjen e një tjetër date zgjedjore

Unë që më 24 maj kam shprehur dakordësinë tim pasi dakordësinë e palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor dhe për të gjetur një datë tjetër. Për fat të keq ky institim im nuk ka funksionuar. Dhe ai ka qenë i prerë që nuk e shtynte 30 qershorin.
E vërteta është që kam bërë një përpjekje e me z Ruçin por ai ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës kjo ka qenë i gjithë historia se pse Rama nuk ka qenë i surprizuar nga vendimi im.

Unë jam i surprizuar nga reagimi i tij pas deklaratës time’, tha Meta. A i druheni fatit të Salvador Alendes, e pyetën gazetarët. Ja si përgjigjet Presidenti. Nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jm vetëoftruar për ta lënë këtë detyrë gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të zgjidhjes, U intereson zgjidhja e krizës apo shkarkimi i presidentit .

A është vendimi im i influencuar nga zoti Basha , Berisha apo Monika? Absolutisht. Basha e ka marre vesh ne oren 19:15 te momentit te fillimit te mitingut permes nje telefonate zyrtare. Basha nuk e ka ditur qe telefonata eshte regjistruar. I eshte kerkuar te nderpritet mitingu ne cdo moment qe te kete manifestim dhune.

Artikulli paraprakMeta: Vendimi pas konsultave me partnerët, zgjedhje kur të jenë të lira e konkurruese
Artikulli tjetërBasha: Largimi i Edi Ramës kusht i panegociueshëm, para drejtësisë të gjithë ata që vodhën votat