Meta reagon për Haradinajn: Nuk ka pabesi e presion që e thyen

Presidenti Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të qeverisë së Kosovës, Haradinaj duke përmendur fjalët “pabesi dhe presion”. Konteksti që Meta ka përdorur është i nënkuptueshëm dhe ka të bëjë me pazaret që po luhen në kurriz të Kosovës.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Në një postim, në Facebook, Meta shkuan, “Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!”. Meta ka edhe një mesazh për të gjithë Shqiptarët.

Postimi
Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.

Artikulli paraprakRamush Haradinaj asht si mali, për ta kuptue madhështinë e tij duhet t’i largohesh pak
Artikulli tjetërAmbasadorja e Kosovës në SHBA në krah të Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi!