Meta publikon videon: Si u përdor Dvorani për të kapur Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta publikoi një spot, për të cilin tha se është spoti i parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.

Spoti i publikuar nga Meta, tregon se, “si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.

Në mbi tetë minuta video, Meta shpjegon të gjithë procesin e asaj që ka ndodhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta e ka paditur Dvoranin dhe sot ishte në prokurori për këtë qëllim.

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 10. Dezember 2019

Artikulli paraprakRezoluta e IDU, reagon Bardhi: Zgjidhja e krizës, zgjedhje të parakohshme në një ditë parlamentare dhe lokale
Artikulli tjetërRusia dhe Ukraina pajtohen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve