Mesazhi i Tritan Shehut për kolegun Roland Xhaxho, infektuar me Covid-19

Mjeku Roland Xhaxho është shtruar në Spitalin Infektiv pasi u testua pozitiv me COVID 19. Mjeku dhe pedagogu i njohur pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19 mësohet se, është në gjende të stabilizuar dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD, mjeku Tritan Shehu i ka uruar koelgut të tij, Landit, shërim të shpejtë.

Shehu shkruan në një postim në Facebook se, Lanndi mbasi ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe personi kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, siç duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkoheshëm.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!

Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.

Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.

Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.

Sherim te shpejte aty midis kolegesh.

Artikulli paraprakIsh-deputeti i PD i dhuron Spitalit “Shefqet Ndroqi” 2 Respiratorë për të prekurit nga Covid-19
Artikulli tjetër“Duam bukë, askush s’ka ardhur për të na parë nëse jemi gjallë apo kemi vdekur”