Mesazhi i biznesmenit italian të zhdukur në Shqipëri: “Këtu është luftë”!

Zbulohet mesazhi i fundit i biznesmenit italian, Davide Pecorelli që u zhduk në Shqipëria. Ai i ka shkruar një mikut të tij se kishte prenotuar biletën e kthimit në Itali në datën 10 Janar, dy ditë pasi u bë zhdukja e tij në zonën e Pukës.

Ai i shkruan mikut të tij se ka hapur një shoë room në një qendër tregtare, po shton se deri në datën 6 Janar në Shqipëri situata dhe klima nuk është e mirë, por pa e specifikuar se për çfarë e ka fjalën.

”Kam hapur show room në një qendër tregtare, deri në datën 6. Këtu është luftë! Kam prenotuar datën e kthimit në 10 Janar”,ka shkruar në mesazhin e tij Pecorelli.

Ndërkohë, javën e ardhshme në Tiranë pritet që të vijnë dhe hetues italianë, që do të mbledhin informacione për zhdukjen e mistershme të Pecorellit.

Pjesë e diskutimit do të jenë përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian, shkruajnë mediat italiane.

Përveç eshtrave, në automjetin e djegur që u gjet në aksin rrugor Gjegjan-Reps, kishte edhe sende personale si ora dhe telefoni celular. Lëvizjet e fundit të biznesmenit në Shqipëri ishin pikërisht në aksin Gjegjan-Reps.

davide 780x405 696x361 1

Artikulli paraprakLetra e Trump për Biden, a e uroi Presidentin e ri?
Artikulli tjetërKapet me 22.5 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali