Merkel kundër sanksioneve amerikane ndaj Rusisë?

Steffen Seibert, zëdhënësi i Angela Merkel, ka thënë se kancelarja gjermane beson se do të ishte në dëm të Shteteve të Bashkuara nëse do të lidhnin sanksionet ndaj Rusisë me përpjekjet për të promovuar interesat ekonomike amerikane.
Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar të mërkurën për sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me dyshimet për ndërhyrjen e saj në fushatën zgjedhore të vitit 2016 në SHBA dhe agresionin e saj në Siri dhe Ukrainë. Legjislacioni tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka kritikuar ashpër një dispozitë përmes së cilës sanksionet prekin bizneset evropiane të përfshira në importimin e gazit natyror rus. Kjo menjëherë paraqet nevojën për nxitjen e eksporteve të energjisë nga SHBA-të.
Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert, ka thënë të premten se kancelarja është njoftuar për shqetësimet e Gabrielit dhe e ka quajtur vendimin e Senatit amerikan “të çuditshëm”.

Artikulli paraprakKuba nuk gjen qetësi me Presidentin Trump
Artikulli tjetërBritania nuk negocion për Brexit