Mediat Greke: Indinjatë popullore në Shqipëri nga rritja e madhe e taksave nga qeveria, situata mund të dalë jashtë kontrollit

Mediat greke rapportojnë se në Shqipëri situate mun të dalë jashtë kontrollit për shkak të indinjatës së madhe popullore nga rritja e taksave të qeverisë. Episodet në veri të Shqipërisë janë publikuar edhe në disa nga gazetat më të mëdha elektronike greke. Këto të fundit, theksin e kanë vënë tek episodet e dhunshme gjatë protestës në Kukës.
“Shqiptarët protestojnë kundër taksës se rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë,” shkruhet ne CNN.gr, ku përmenden episode të dhunshme që u shënuan mes policisë dhe qytetarëve.
“Opozita i kundervihet qeverise për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kane shkaktuar indinjatë të thellë te popullit shqiptar dhe kosovar”, thuhet ne media, të cilat e shoqerojne lajmin me pamje nga incidentet e dhunshme.

Artikulli paraprakBerisha publikon raportin tronditës: Si u rrëmbyen protestuesit pas mesnate me urdhër të Ramës!
Artikulli tjetërOligarkët në Dhomën e Tregtisë mbrojnë taksën në “Rrugën e Kombit”, i shpallin luftë popullit. Betejë edhe me ta