“Me cep të syrit shikojnë SPAK”, analisti për aksionin opozitar: S’e kanë me Ramën

Analisti Plator Nesturi ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se skena që pamë sot te Kryesia e Kuvendit ku deputetët e opozitës u futën nga dritaret në gostinë, nuk është një aksion i opozitës.

Ai tha se deputetët e opozitës duhet të merren me çështje më të rëndësishme, siç ishte buxheti, por ata sipas Nesturit, i druhen SPAK-ut dhe nuk e kanë mendjen te kundërshtari i tyre politik.

 

lg.php?bannerid=2102&campaignid=22&zoneid=553&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fme cep te syrit shikojne spak analisti per aksionin opozitar se kane me ramen%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews“Ajo që pamë sot, ishte ky aksion, që nuk e di sa aksion është, kur ndërkohë duhet të merren me çështje më kardinalë, aq më tepër që diskutohet buxheti i shtetit. Nëse opozita ka një aksion të madh ai duhet të jetë për buxhetin.

 

Këtë e kanë harruar dhe pavarësisht se përplasen sa më fortë se është Rama që po i pengon, ata kur kalojnë hekurat dhe dritaret, nuk e kanë mendjen te Rama, por me cep të syrit shikojnë SPAK-un. Kjo është një fatkeqësi që një forcë kaq e madhe politike sa Partia Demokratike, të bëhet peng e axhendave apo interesave të caktuara, këtë askush nuk e justifikon dot më”,-tha Plator Nesturi.

Artikulli paraprakMarrëveshja me Italinë për emigrantët, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën
Artikulli tjetërAtentatorët e kushtetutës dhe sistemit zgjedhor prodhuan këta deputetë!