Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët.

Përmes një njoftimi për mediat PD bën me dije se kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.

Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot një marrëveshje për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Itali ku mbajti një konferencë për shtyp së bashku me homologen e tij italiane Girogia Meloni për të folur rreth marrëveshjes për refugjatët.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së. Rama tha se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

Artikulli paraprakAnaliza e VOA-s: Shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës në Kosovë
Artikulli tjetër“Me cep të syrit shikojnë SPAK”, analisti për aksionin opozitar: S’e kanë me Ramën