Mbappé bën ndërmjetësin

Duket se dialogu dhe ndërmjetësimi për të zgjidhur problemin më të madh te PSG-ja, me të cilin po përballet presidenti Al Khelaifi dhe trajneri Unai Emery vjen nga një bashkëlojtar i tyre, Kylian Mbappe. Edhe pse 18-vjeçar, lojtari më i ri në moshë i parizienëve duket se ka marrë përsipër të sheshojë luftën e egove mes Neymar dhe Cavani. Tashmë me një “stof” të ri, i saposhpallur “Golden Boy” për vitin 2017. Merret vesh se, ai ka treguar pjekuri të madhe në trajtimin e konfliktit mes dy sulmuesve të skuadrës ku luan, me të cilët formon një “trident” të frikshëm. Në qoftë se një kohë më parë, ai deklaroi admirimin për Neymar, tashmë ka bërë të njëjtën gjë me Edison Cavani.
“Ai është një lojtar i përsosur për profilet si i imi dhe Neymar, tha Mbappe për kamerat e “PSG TV”, që tregoi karakteristikat kryesore të uruguajanit. Ai është gjithmonë në dispozicion të ekipit, vazhdimisht duke u munduar të krijojë mundësi shënimi. Është një golashënues natyral. Cavani tregon se është afër për të thyer rekordin e golave nga një lojtar i PSG. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar, që ta thyejë këtë rekord në këtë sezon”. Duke folur për cilësitë e futbollistit veç e veç, Kylian theksoi se, “Cavani është me të vërtetë një person i mirë, një profesionist i madh, një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

Artikulli paraprakÇfarë pritet nga mandati i dytë i Xi Jinping
Artikulli tjetër400 ndeshje në Angli, Murinjo: Kam uri si në fillim